Shpeshherë, kompanitë tregtare dhe biznese te ndryshme dështojnë për shkak të keqpërdorimeve të brendshme. Prandaj është e rëndësishme që Menaxhmenti i Kompanisë të kuptojë risqet që mund të perballet në të ardhmen, si dhe të punësojë profesionistë të besueshëm, e të përgjegjshëm në mbarëvajtjen e kompanisë.
Kjo nuk është një detyrë e lehtë, ndërsa shumë prej bizneseve e gjejnë veten në prag të kolapseve financiare për shkak të keqpërdorimeve të brendshme nga ana e punonjësve të tyre.
Parandalimi është gjithmonë mjeti me efektiv sesa rikuperimi i pasojave. Jo pa qëllim, një numër i madh i kompanive tregtare zbatojnë Teste Poligrafike para punësimit të kandidatëve potenciale, për të “filtruar” ata persona që kanë histori të sjelljeve jo korrekte, në marrëdhëniet e mëparshme të punësimit.
Cdo kompani ndeshet me situata të cilat duhet të heton dhe të zgjidhen brenda kompanisë. Vjedhjet e brendshme, nxjerrja e sekreteve të tregtare, abuzimet me detyrën etj, janë disa nga faktorët që përveçse rrezikojnë financiarisht bizneset dhe kompanitë, krijojnë ngërç në ecurinë e përditshme të punës.Në raste të tilla gjetja e “fajtorit” është një detyrë e vështirë per të cilën menaxhmenti duhet të kerkojë ndihmën e profesionistëve. Kryerja e Testit të së Vërtetës ndaj punonjësve ndihmon në marrjen e vendimeve mbi bazen e fakteve te verteta.
Kompanitë e mëdha tregtare udhëhiqen nga politika ndërgjegjësuese në lidhje me ecurinë e punës, veçanërisht në sektorë delikatë, duke kryer në mënyrë periodike Testin e Poligrafit tek punonjësit e tyre në lidhje me përdorimin e alkolit dhe sustancave narkotike. Kryerja e Testit në këtë rast bën pjesë në politikën e kompanisë për menaxhim të rrezikut dhe shëndetit, si pjesë e sigurisë në punë.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të testeve poligrafike që aplikohen zakonisht për kompanitë dhe bizneset. Në varësi të çështjes që kompania dëshiron të zgjidhë, ne ju ofrojmë disa alternativa.
Pikërisht në raste kur kompanitë goditen nga humbje që dyshohen të jenë shkaktuar nga një person i brendshëm, nevojiten shërbimet tona. Disa nga këto shërbime vijojnë si më poshtë:
Nëse kompania juaj ndeshet me ndonjë nga rastet e siperpërmendura mos hezitoni të na kontaktoni.
Kryerja e Testit të Poligrafit përpara punësimit/rekrutimit aplikohet ndaj kandidatit pretendent për tu punësuar dhe ka si qëllim të përcaktojë:
Shërbimi poligrafik është një ndihmë e madhe për zgjidhjen e çështjeve të caktuara në një biznes. Prandaj mos hezitoni të na kontaktoni për të shpjeguar çështjen tuaj, në mënyrë që të analizojmë së bashku zgjidhjen me adekuate për rastin tuaj. Konsults është falas dhe konfidenciale.
Rr. “Teodor Keko”, Tiranë, Shqipëri
© AlphaPolygraph 2023 All Rights Reserved.
Na Kontakto