Testi i Poligrafit funksionon duke matur ndryshimet në gjendjen fiziologjike të një personi gjatë marrjes në pyetje. Këto ndryshime regjistrohen drejtpërdrejt në grafikët poligrafikë për t’u rishikuar. Këto ndryshime kanë qenë objekt i projekteve kërkimore, ndërsa ekzaminuesit kanë kryer orë të gjata testimit për interpretimin e drejtë të tyre. Grafikët e poligrafit krijohen duke matur katër komponentë kryesore tek subjekti. Një test poligrafi zakonisht zgjat 1.5/2 orë, ndonjëherë edhe më shumë. Ai është i përbërë nga 3 faza:
Faza I – Intervisitimi;
Faza II- Testimi ;
Faza III – Mbledhja e Grafikëve & analizimi i tyre;
Testi i Poligrafit është teknika më e besueshme për të provuar nëse dikush po mashtron për një çështje specifike. Gjatë fazës së intervistimit, eksperti do t’ju shpjegojë se si funksionon testi i poligrafit. Ai do të diskutojë me Ju çështjen, ndërsa do të zhvillojë të gjitha pyetjet që do t’i bëhen personit gjatë testit të poligrafit. Kjo është zakonisht faza më e gjatë dhe mund të zgjasë nga 30 – 60 minuta. Eksperti gjithashtu do të ndërtojë pyetjet, bazuar në informacionin e marrë, në lidhje me çështjen objekt- testimi. Ai do t’i shqyrtojë pyetjet me ju, përpara se të fillojë testi. Pyetjet e parashtruara duhet t’i përmbahen rregullave strikte të teknikave më të fundit të poligrafit, me qëllim saktësinë e testit.
Gjatë fazës së dytë, atë të testimit, personi do t’i nënshtrohet setit të pyetjeve, i ndërtuar gjatë fazës së intervistimit, deri në tre herë. Personi do të përgjigjet shkurtimish me “Po” ose “Jo”.
Më pas eksperti do të mbledhë grafikët poligrafikë dhe do analizojë rezultatet përpara se të japë një vendim për vërtetësinë ose mashtrimin e subjektit, që i është nënshtruar testimit.
Një ekzaminim poligrafi përbëhet nga 3 faza të rëndësishme:
Gjatë kësaj faze Eksperti:
Personi/i ekzaminauri i nënshtrohet testit poligrafik gjatë fazës të dytë. Pak para fillimit të ekzaminimit, mansheta e presionit të gjakut do të fryhet në një presion prej 60 mmHg. Më pas, ekzaminuesi do t’i bëjë të ekzaminuarit një sërë pyetjesh, të cilat janë formuluar dhe shqyrtuar gjatë intervistës para testit. Seti i pyetjeve do të bëhet të paktën tre herë. Ndërsa i ekzaminuari u përgjigjet pyetjeve, të dhënat e tij fiziologjike mblidhen, maten dhe regjistrohen vazhdimisht nga instrumenti i poligrafit. Ka një periudhë relaksi prej afërsisht dy minutash ndërmjet çdo serie pyetjesh.
Gjatë fazës së fundit, ekzaminuesi do të analizojë dhe vlerësojë të dhënat fiziologjike me anë të sistemit të kuantifikimit numerik të bazuar shkencërisht dhe do të japë një nga rezultatet e mëposhtme:
Ekzaminuesi do t’i japë të ekzaminuarit rezultatin e ekzaminimit poligraf dhe do ta diskutojë këtë rezultat me të. Nëse të dhënat fiziologjike të regjistruara në grafikët e poligrafit tregojnë reagime nga ana e të ekzaminuarit ndaj një ose më shumë pyetjeve të bëra gjatë ekzaminimit poligrafik, atij ose asaj do t’i jepet mundësia të shpjegojë këto reagime.
Instrumenti i kompjuterizuar i poligrafit mbledh, mat dhe regjistron të dhëna fiziologjike të marra nga tre sisteme kryesore në trupin e njeriut, të cilat të gjitha kontrollohen nga Sistemi Nervor Autonom.
Sistemi Kardiovaskular: Rrahjet e zemrës; Presioni relativ i gjakut; Vëllimi i gjakut;
Sistemi i Frymëmarrjes: Aktiviteti respirator
Sistemi Elektrodermal: Përgjigja galvanike e lëkurës, d.m.th., aktiviteti i gjëndrave të djersës.
Pas intervistës përpara testimit, ekzaminuesi i poligrafit do të vendosë përbërës të ndryshëm pa dhimbje mbi dhe rreth trupit të të ekzaminuarit, duke e lidhur atë me instrumentin e poligrafit. Këta komponentë janë të pajisur me sensorë që shërbejnë për të mbledhur të dhënat fiziologjike të të ekzaminuarit, ndërsa ai/ajo i përgjigjet një sërë pyetjesh të rishikuara më parë gjatë ekzaminimit poligrafik.
SENSORËT:
TESTI I KALIBRIMIT
Para fillimit të ekzaminimit poligrafik, ekzaminuesi do të administrojë një test kalibrimi. Qëllimi i këtij testi është i trefishtë:
Të gjitha ekzaminimet poligrafike administrohen nga Ekzaminuesit në përputhje me Kodin e Etikës dhe grupin e Standardeve dhe Parimeve të Praktikës të kërkuara nga Shoqata Amerikane e Poligrafëve (APA) – Shoqata lider në botë, e dedikuar për përdorimin e metodave shkencore të bazuara në prova për vlerësimin e besueshmërisë.
Rr. “Teodor Keko”, Tiranë, Shqipëri
© AlphaPolygraph 2023 All Rights Reserved.
Na Kontakto