Mirë se vini në Alpha Polygraph. Ne jemi ofruesi i parë & profesional i shërbimit poligrafik (detektorit të gënjeshtres). Alpha Polygraph, është pjesë e Alpha Partners, agjensia më madhe në Shqiperi që ofron shërbime në fushën e Investigimit Privat dhe Shërbime te Avokatise. Alpha Polygraph sjell për herë të parë në Shqipëri, testin gjithë-përfshirës të ekzaminimit Poligrafik, për qytetarët, biznesin apo autoritetet publike.
Vetë thelbi i një gënjeshtre është pjesë e strukturës së përditshme të shoqërisë sonë, nga lajmet e rreme deri tek mashtrimi më i gjerë. Shumë gënjeshtra kanë një efekt të rëndë në jetën tonë private përmes tradhtisë, pretendimeve të rreme dhe mosmarrëveshjeve familjare. Ju mund të jeni të sigurt se ne do të përpiqemi të ofrojmë mbështetjen më të mirë që mundemi në ndjekjen e së vërtetës.
Mirëqenia emocionale e klientit është thelbësore për qasjen tonë. Ne dëgjojmë me kujdes dhe respekt për të gjitha çështjet që na sillen në vëmendje. Ne formojmë çdo marrëdhënie klienti sipas nevojave individuale dhe punojmë për të kuptuar të gjitha perspektivat, përpara se të propozojmë zgjidhjen më të qëndrueshme. Duke analizuar çdo rast individual, ne ofrojmë një nivel të ngritur të gjykimit ku çështjet duhet të mbahen private, qoftë midis të afërmve, punonjësve apo brenda grupeve tuaja shoqërore.
Ne përdorim pajisjet më të mira dhe moderne poligrafike të disponueshme dhe i përmirësojmë pajisjet tona rregullisht, për të siguruar që të japim rezultatet më të sakta. Ne bashkojmë përvojën e kombinuar mbi 40-vjeçare në industrinë e poligrafit dhe të gjithë ekzaminuesit tanë janë të verifikuar, të trajnuar dhe të akredituar nga BPS (Shoqëria Britanike e Poligrafëve) dhe APA (American Polygraph Association). APA është organizata kryesore ndërkombëtare në testimin e detektorëve të gënjeshtrës. Ekzaminuesit e Alpha Polygraph, janë diplomuar në Shtetin e Izraelit, ndërsa i janë nënshtruar një sërë trajnimesh të avancuara Poligrafike.
Rr. “Teodor Keko”, Tiranë, Shqipëri
© AlphaPolygraph 2023 All Rights Reserved.
Na Kontakto