Logo copy

TESTI I POLIGRAFIT PËR TRADHËTI NË CIFT

Shpesherë dëgjojmë pyetjen: A i nënshtrohen çiftet një testi poligrafi? Disa njerëz e kanë të vështirë të imagjinojnë se dikush në të vërtetë mund t’i nënshtrohej një testi poligrafi, për të siguruar ekzistencën e një marrëdhënie partneriteti. Megjithatë, ky është një proçes që kërkohet shumë nga indiviet sot.  Ne do t’ju shpjegojmë arsyet kryesore pse njerëzit e ndërmarrin këtë hap.

ARSYET KRYESORE PËR T’JU NËNSHTRUAR NJË TESTI POLIGRAFI MBI TRADHËTINË

Janë disa arsye kryesore përse çiftet vendosin t’i nënshtrohen një testi poligrafi. Por, qëllimi kryesor është që nëpërmjet këtij testi të ri-fitojnë besimin e njëri tjetrit.

Zakonisht çiftet i nënshtrohen Testit te Poligrafit për arsyet e mëposhtme:
a) Kanë dyshimet për tradhëti të mundshme nga ana e parnerit të tyre;
b) Kanë mosbesim lidhur me versionin e fakteve të paraqitura nga partneri;
c) Duan të vërtetojnë besnikërinë e partnerit dhe të vetë atyre;

TESTI I POLIGRAFIT PËR DYSHIME PËR TRADHËTI

Arsyeja kryesore se përse klientët e kërkojnë Testin e Poligrafit është vërtetësia nëse partneri/ja e tyre ka qenë besnik apo e ka tradhetuar? Kjo normalisht ndodh pasi partneri/ja gjen një tregues, shenjë apo informacion që ngre dyshimet e tij/saj per një tradhëti të mundshme. 

Veçanërisht me zhvillimin e teknoligjisë dhe përdorimin në masë të rrjeteve sociale, çiftet komunikojnë dhe ndërveprojnë me njerez të tjerë në forma nga më të ndryshmet. Këto marrëdhënie, të krijuara online, po kthehen në marrëdhënie reale dhe në një kërcenim real tek çiftet e sotme.

Megjithatë, ky nuk është gjithmonë rasti. Një klik pëlqim i thjeshtë në foton e dikujt, e postuar në një faqe sociale, nuk do të thotë domosdoshmërisht se personi ka një lidhje me atë person.
Sido që të jetë, dyshimi ekziston dhe shpeshherë është e vështirë të vazhdohet me jetën në çift me dyshime të vazhdueshme. Testi  i Poligrafit  është mënyra më e mirë  për të rifituar qetësinë dhe besimin e humbur. 

KONFIRMONI VËRTETËSINË E THËNIEVE TË TYRE

Në ditët e sotme, përballemi me situata ku njëri partner/bashkëshort  ka tradhëtuar në të vërtetë dhe ia pranon këtë partnerit të tij/saj. Edhe në rast se partneri është i gatshëm të falë tradhetinë, ai/ajo dëshiron t’i shkojë gjërave deri ne fund. Për këtë i nevojitet një Test Poligrafi, të vërtetojë nëse faktet e deklaruara nga pala tjetër janë plotësisht të vërteta ose jo?!

DETEKTORI I GËNJESHTRAVE PËR TË PROVUAR BESNIKËRINË

Një arsye tjetër përse njerëzit kërkojnë një test të detektorit të gënjeshtrës është të provojnë besnikërinë e tyre. Ndonjëherë njëri prej partnerëve ndihet i lodhur duke u akuzuar për tradheti. Për të zgjidhur një herë e përgjithmonë këtë situatë, i nënshtrohet Testit te  Poligrafit me qëllim t’i vërtetojë palës tjeter se ai/ajo ka qenë besnik dhe po akuzohet pa të drejtë nga partneri.

Në rast se dëshironi të zgjidhni problemet tuaja në cift, mos hezitoni të na kontaktoni.

NA KONTAKTONI

Lajmet e Fundit

TESTI I POLIGRAFIT / DETEKTORIT TË GËNJESHTRËS
KRYEFAQE RRETH...

alpha_partners_albania

detektivprivat.al

Testi Poligrafit

Na Kontaktoni

Rr. “Teodor Keko”, Tiranë, Shqipëri

E Hënë – E Diel – ora 8:00-20:00

Linket e Shpejta

PAGUAJ ONLINE ME PAYPAL
Other Amount:
ADRESA JUAJ E EMAIL:

Lista e Shteteve ku ofrojmë Shërbimin e Testit të Poligrafit

© AlphaPolygraph 2023 All Rights Reserved.