testi poligrafit

TESTI I POLIGRAFIT
NE FUSHEN E LIGJIT

Përdorimi i Testi të Poligrafit në çështjet ligjore. Ekziston një debat i gjerë ndërkombëtar mbi përdorimin e testit të poligrafit në çështjet ligjore. Jo rrallë herë është ngritur pyetja, a është e ligjshme? A ka hapsirë për përdorimin e testit të poligrafit. Kjo pyetje kërkon një shpjegim të balancuar si nga pikëpamja juridike, ashtu dhe ajo teknike.

E vërteta qëndron se ekzaminimet poligrafike shfrytëzohen në mbarë botën dhe merren për bazë nga gjykata. Edhe në Shqipëri nuk ka asnjë arsye që ekzaminimi poligrafik të mos kthehet në mjet, që shërben për arritjen e një gjykimi më të drejtë. Ne do t’ju shpjegojmë    se si një test poligrafi shfrytëzohet nga avokatët në mbrojtje të klientëve të tyre në gjykatat civile, penale, si edhe në çështje të tjera ligjore.

TESTI I POLIGRAFIT NË SHERBIM TË AVOKATËVE

Avokatët kanë si detyrë të kuptojnë dhe interpretojnë çdo çështje ligjore. Për fat të keq, nuk ka një “recetë të gatshme” që  përdoret për zgjidhjen e çdo rasti. Shpeshherë, disa raste janë më të vështira për t’u mbrojtur se të tjerat. Veçanërisht, kur nuk ka prova fizike që ndihmojnë në vërtetimin e pafajësisë së dikujt. Gjykimi i rasteve, i bazuar në dëshmi, po bëhet gjithnjë dhe më i shpeshtë, ndërsa besueshmëria e dëshmisë është në thelb akuza kryesore, por edhe argumenti mbrojtës.
Si rrjedhojë, një avokat duhet të ketë qasje në një palë të pavarur, që të verifikojë shkencërisht dëshminë e të pandehurit. Kjo e ndihmon avokatin të vlerësojë më mirë strategjinë e mbrojtjes ndaj klientit të tij.

PËRDORIMI I TESTIT TË POLIGRAFIT NË CËSHTJE PENALE

Përdorimi i testit të poligrafit në çështjet penale në Shqipëri nuk është akoma një praktikë e përdorur gjerësisht. Kjo si shkak i mungesës së ekspertëve të poligrafit, por edhe për shkak të mungesës së informacionit në lidhje me këtë shërbim nga ana e punonjësve në fushën e ligjit.

Prandaj është e rëndësishme që avokatët të mësojnë më shumë se si ekzaminimi poligrafik ndihmon në mbrojtjen e klientëve të tyre. Veçanërisht në rastet e ngacmimeve seksuale dhe dhunës në familje, ku provat fizike janë të vështira për t’u siguruar, kryerja e testit të poligrafit për të nxjerre në pah të vërtetën mbron klientin tuaj nga gjykimi & burgimi i padrejtë. 

Testet tona poligrafike ndjekin metodologjinë shkencore për të marrë rezultate të besueshme dhe të vlefshme për dëshminë e dikujt. Kjo arrihet përmes një mendimi të bazuar shkencërisht, për vërtetësinë ose mashtrimin e dikujt.

Testi i Poligrafit është i domosdoshëm në rastet e mëposhtme:
– Ngacmimi Seksual;
– Përdhunimi;
– Dhuna në Familje;
– Trafikimi i Qenieve Njerëzore;
– Vrasjet;

PËRDORIMI I POLIGRAFIT NË CËSHTJE CIVILE

Testi i Poligrafit në çështjet civile është gjithashtu i mundur te kryhet në rrethanat e duhura. Ne çështjet civile, Testi i Poligrafit gjen më shumë përdorim, pasi shumë prej padive civile bazohen mbi dëmet e shkaktuara  nga individët. Nje Ekspert Poligrafi ju ndihmon të kuptoni nëse dëmi dhe humbjet e supozuara, janë  të bazuara në dëme reale.

Siç e përmendëm , çdo rast është i ndryshëm dhe nëse mendoni se duhet të vërtetoni një veprim apo dëshmi, mos hezitoni të na kontaktoni për më shumë informacion.

A MUND TË PËRDORET TESTI I POLIGRAFIT SI MJET LIGJOR NË GJYKATË?

Testi i Poligrafit mund te përdoret për të mbrojtur dikë. Pranimi i tij, qëndron si me çdo lloj prove, në mendimin dhe bindjen e Gjyqtarit.

Është e rëndësishme të kuptoni se posedimi i një prove në favorin tuaj mund të jetë një mjet shtesë për të përforcuar argumentin tuaj.
Nëse dëshironi të dini nëse një ekzaminim psikofiziologjik mund të jetë zgjidhja për të mbrojtur klientin tuaj të akuzuar gabimisht, mos hezitoni të na kontaktoni. Komunikimet tona janë konfidenciale dhe konsulta ofrohet falas.

NA KONTAKTONI

Lajmet e Fundit

TESTI I POLIGRAFIT / DETEKTORIT TË GËNJESHTRËS
KRYEFAQE RRETH...

alpha_partners_albania

detektivprivat.al

Testi Poligrafit

Na Kontaktoni

Rr. “Teodor Keko”, Tiranë, Shqipëri

E Hënë – E Diel – ora 8:00-20:00

Linket e Shpejta

PAGUAJ ONLINE ME PAYPAL
Other Amount:
ADRESA JUAJ E EMAIL:

Lista e Shteteve ku ofrojmë Shërbimin e Testit të Poligrafit

© AlphaPolygraph 2023 All Rights Reserved.